Në vend të eulogjisë, dëgjuam një fjalim nga Kryetari i Këshillit të Rregullimit të Territorit

Data

Fjala e Kryeministrit Rama në ceremoninë e përcjelljes së njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës sonë, për fat të keq, u duk si ngrefosje e sforcuar e një njeriu të vogël.

Në vend të eulogjisë, dëgjuam një fjalim nga Kryetari i Këshillit të Rregullimit të Territorit, dilemën e tij të madhe për t’i dhënë Kadaresë vendin e duhur për 2 metra katrorë toke!

Rënoja retorike e Ramës, me ca fraza të stërzgjatura, në vend të eulogjisë për Kadarenë u spostua në konfliktin unë dhe ata, konflikt që e paskësh mbyllur me fjalinë habitore, “ç’më panë sytë!”

Në fundin e tiradës personale të Edi Ramës, të cilit rasti i kërkonte përdorimin e strategjive retorike të eulogjisë, jo të një elegjie për kinse “sekëlldinë e tij,” u mbyll me një gafë të turpshme; citimin e një përkthim të A. Tufës si përkthim të Ismail Kadaresë! Bëhet fjalë për strofën e parë të poemës së Majakovskit, “Re me Pantallona.”

Rama, duke ngatëruar variantet e përkthimt, tha,

Mendimin tuaj,

Që ëndëron në trurin e butë,

Si lakeu i lodhur në kanapenë me zdral,

Do ta tall me zhelen e përgjakur të zemrës,

Gjersa të ngopem, idhnak e brutal.

Nëse Rama e kishte mbledhur mendjen ta mbyllte fjalen e tij me strofën e Majakovskit, ishte rasti që ky “dashnor i madh i shqipes” të citonte variantin e Ismail Kadaresë si variantin e duhur për ceremoninë mortore.

Mendimin tuaj,

Që rri në trurin e butë,

Si shërbëtori i dhjamur qe ëndêron në kolltuk,

Do ta ngacmoj me zhelen e përgjakur të zemrës,

Duke e tallur hidhur me thumba pa turp.

Kadare iku pa eulogjinë e merituar, Ramës ju besua një rol që ishte përtej kapacitetit të tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related