Bundestagu gjerman jep miratimin për planin e ri të mbrojtjes, pasojnë hapa të tjerë të rëndësishëm

Data

Pas debatesh të gjata dhe polemikave të ashpra, Bundestagu miratoi të martën me dy të tretat e votave një ndryshim historik kushtetues, i cili do të transformojë mënyrën e financimit të mbrojtjes gjermane. Ky vendim nënkupton se frenimi buxhetor nuk do të kufizojë më shpenzimet për ushtrinë. Nga 720 deputetë, 513 votuan pro, 207 kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

Pjesë e këtij vendimi është edhe krijimi i një fondi special prej 500 miliardë eurosh, i cili do të investohet në infrastrukturë dhe klimë gjatë 12 viteve të ardhshme. Ky fond synon modernizimin e rrugëve, sistemeve energjetike dhe shkollave, duke i dhënë një shtysë të re zhvillimit kombëtar

Friedrich Merz, kandidati për kancelar nga CDU dhe arkitekti kryesor i kësaj pakete, e cilësoi vendimin si jetik për sigurinë kombëtare dhe evropiane, veçanërisht në sfondin e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related