Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se familja e kryeministrit Edi Rama është e përfshirë drejtëpërdrejtë në korrupsion dhe konflikt interesi në aferën e Eco Parkut. Gjatë intervistës për një emision televiziv, Ahmetaj ka theksuar se normale që për këtë aferë SPAK nuk ka për të hetuar.
Po ashtu Ahmetaj ka theksuar se në telefonin e një biznesmeni ka të dhëna që faktojnë 12 udhëtime të Edi Ramës me çarter, që sipas tij i ka edhe SPAK
Ahmetaj: Do ta risjell Eko-Parkun. Mësova një detaj interesant nga avokatët e mi. Që Ter Kokën e paskan akuzuar edhe për Eko-Parkun. Ter Koka s’ka qenë as ministër as e ka dhënë. Ore cila është arsyeja? Ore rrasi, po e fute brenda, se ky ishte edhe qëllimi ndaj meje, po e fute brenda rrasi sipër akuza se afërmendsh gjykata do vendosi atë që kërkon kreu drejtpërsëdrejti dhe përmes SPAK-ut. Eko-Parku është drejtpërdrejt korrupsion dhe konflikt interesi ku është e përfshirë familja e kryeministrit. Më thonë që dikush e ka çuar në SPAK.
