“Ne nuk mund të kënaqemi kurrë me drejtësi gjysmake”, Besart Xhaferri reagon ashpër: Ishin të arrestuar vetëm personat që ndodheshin aktualisht në burg ose ata që kishin ndërruar jetë

Data

Kreu i Forumit Rinor i Partisë Demokratike Besart Xhaferri në një lidhje me Skype për një emision televiziv tha se aksioni i SPAK për të zbardhur aferën e inceneratorit ishte i gjysmak, ku sipas Xhaferrit ishin të arrestuar vetëm personat që ndodheshin aktualisht në burg ose ata që kishin ndërruar jetë.

“Opozita jo vetëm proteston tek Bashkia por proteston për të ngritur edhe opinionin publik që drejtësia nuk ka bërë mjaftueshëm. Ne jemi shumë pro drejtësisë kur ajo bën mjaftueshëm dhe i shkon gjithçkaje deri në fund. Ne nuk mund të kënaqemi kurrë me drejtësi gjysmake, me drejtësi të vonuar apo me drejtësi të segmentizuar.

Do fillojmë kauza të tjera paralel që janë për skandalet më të mëdha në Shqipëri që është inceneratori dhe aksioni i SPAK-ut për të arrestuar, në dështim sepse arrestoi vetëm ata që ishin brenda në burg ose ata që kanë vdekur dhe u dimë varrin sepse ata që kanë vdekur dhe su dimë varrin  nuk e dimë në kanë vdekur vërtetë apo janë në arrati. Shumica e atyre kokave janë në arrati sot” tha Xhaferri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related