Milani vazhdon të qëndrojë në krye të Serisë A pas fitores 1-0 ndaj Lazios, por trajneri Masimiliano Alegri nuk u shfaq aspak i vetëkënaqur me paraqitjen e skuadrës. Në intervistën për DAZN, ai analizoi ndeshjen me ton kritik dhe theksoi se ekipi duhet të rrisë nivelin në disa aspekte të lojës.
Alegri u ndal fillimisht tek episodi i largimit të tij nga fusha nga arbitri Kolun:
“Asgjë nuk ndodhi, nuk e ofendova fare. Në entuziazmin e përgjithshëm, ai më nxori jashtë loje, por e rëndësishme është që morëm tri pikët.”
“Lojë me dy fytyra” – analiza e Allegrit
Trajneri italian e cilësoi ndeshjen të paqëndrueshme:
“Luajtëm një lojë me dy fytyra. Në disa momente u mbrojtëm mirë, por në të tjera humbëm ritmin dhe qartësinë. Duhet të përmirësohemi, sidomos në menaxhimin e fazave të ndeshjes.”
Leao si qendërsulmues?
I pyetur për rolin e Rafael Leaos, Alegri u shpreh:
“Leao ka cilësitë për të qenë qendërsulmues. Ai e ka bërë këtë te Lille. Sulmon mirë portën dhe është shumë i rrezikshëm, por ka ende hapësirë për të rritur efikasitetin.”
Vlerësimi për portierin Menja
Alegri nuk kurseu elozhet për portierin Mike Maignan:
“Portieri është pjesë e formacionit titullar. Kur ke lojtarë të fortë si ai, ndeshjet bëhen më të lehta. Ai bëri një pritje vendimtare sot.”
Scudetto? Allegrit s’i pëlqen presioni
Nëse Milani është pretendent serioz për titull, Alegri shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë:
“Mund t’i vini emrin çfarë të doni. Tre pikët janë të rëndësishme për Champions. Renditja është e çuditshme dhe mund të ndryshojë brenda një ndeshjeje të vetme. Duhet të jemi të qëndrueshëm.”
Mbrojtja po bën diferencën
“Të gjithë duhet të kontribuojnë. Kjo është mënyra për të krijuar kushtet për një sezon të suksesshëm. Djemtë po e bëjnë këtë shumë mirë.”
Sfida e radhës: Kupa e Italisë
Alegri paralajmëroi se ndeshja e Kupës së Italisë do të jetë e vështirë:
“Tani përqendrohemi te Kupa. Më pas mendojmë për Torinon. Duhet të fillojmë të përmbysim rezultatin me skuadrat më të vogla.”
