Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Data

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Shkodër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 83”.

Operacioni u finalizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Në pranga ra shtetasi Syrgen Haxhija, 34 vjeç, i lindur dhe banues në Shkodër.

Sipas Policisë, ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Milanos, për veprat penale:

  • Trafikim i lëndëve narkotike
  • Pjesëmarrje në organizatë kriminale

Autoritetet bëjnë me dije se vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, ndërsa operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar vazhdojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related