“Ulni shtrimet”/ E vërteta e frikshme te Onkologjiku, zbulohen mesazhet e mjekëve: Mos e lëshoni veten…

Data

Mesazhe të frikshme kanë dalë sërish nga bluzat e bardha të Onkologjikut. Ka qenë gazetari Osman Stafa, i cili ka arritur të sigurojë disa nga komunikimet e përditshme përgjatë 5 viteve të fundit të mjekëve të Onkologjikut, përmes së cilave kuptohet se sa pak rëndësi ka jeta e pacientëve që luftojnë me kancerin.

Trishtuese është fakti që në këto biseda mjeku onkolog BK, u kërkon mjekëve të tjerë që edhe pasi të jenë mbaruar të gjitha ilaçet ata sillen sikur s’ka ndodhur gjë përpara pacientëve, duke u mohuar atyre të vërtetën. Një e vërtetë kjo që sipas gazetarit i çon ata drejt progresimit të sëmundjes, e deri në fatalitet. Nga bisedat e siguruara nga gazetari konstatohet se “Gezmeri” apo “Gemcitabina”, i cili është një medikament kimio, mungon që prej vitin 2019. “Mungesa e medikamenteve kimio që prej 2019-ës e deri më tani është e frikshme”, shkruan gazetari ndër të tjera.

Komunikimet në grupin e punës të mjekëve në Whatsapp.

[18.11.21, 11:41:45 AM] AR(Kryeinfermieri): Edhe Gemzari mbaroi nuk ka me gjendje farmacia!

[18.11.21, 12:36:27 PM] SS(mjek onkolog): Po mbaroi gemzari na fiku

[18.11.21, 12:41:57 PM] BK(mjek onkolog, përgjegjës njësie): Edhe kur te jene mbaruar të gjitha, ilaçet qetësia ( e korridorit) dhe fjala e mjekut do të jene trajtimi me i mirë. ????

[18.11.21, 12:43:42 PM] RB(mjek onkolog): ????????????

[18.11.21, 12:46:36 PM] AP(mjek onkolog): Ate thashe dhe une.te vije gemzari ne janar.deri ne janar do ulim numrin e shtrimeve. Anullohen ditet e 8

[18.11.21, 2:41:17 PM] AR(kryeinfermieri): Pacli erdhi

[18.11.21, 2:41:40 PM] RB(mjek onkolog): Great!????

[18.11.21, 2:45:34 PM] AP (mjek onkolog): Uaa

[19.11.21, 9:18:22 AM] AR(kryeinfermieri): Mirmengjes! Gemzari vazhdon te jete mungese!

[19.11.21, 9:22:29 AM] EC(mjek onkolog): Ka ndonje shprese se nuk dime c’tu themi…

[19.11.21, 9:23:59 AM] AR(kryeinfermier): Per sot sbesoj

[19.11.21, 9:39:25 AM] RB(mjek onkolog): Thnx

[19.11.21, 10:06:45 AM] BK:(mjek onkolog, përgjegjës njësie) Mmgj. Gemcitabine nuk do të kete për 2 jave. Mos e lëshoni veten ????

[19.11.21, 10:07:19 AM] SS(mjek onkolog): ????????????

[19.11.21, 10:08:50 AM] RB(mjek onkolog): ????????????

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related