I kërkuar nga Britania për trafik droge/ Arrestohet në Shkodër 33-vjeçari, drejt ekstradimit

Data

Një 33-vjeçar është arrestuar në Shkodër në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për vepra të rënda që lidhen me drogën.

Sipas policisë, ndaj tij ishte caktuar më herët masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Shkodrës, me qëllim ekstradimin drejt Britanisë së Madhe. Arrestimi u bë pas informacioneve operative dhe kontrolleve të shtuara në territor.

33-vjeçari, banues në fshatin Premal, rezulton i shpallur në kërkim nga Gjykata e Westminster-it në Londër, e cila ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Shkelja e ligjit për lëndët narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Operacioni u finalizua nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”. I arrestuari ndodhet tashmë në paraburgim, ndërsa pritet nisja e procedurave për ekstradimin e tij drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related