Në kërkim ndërkombëtar, kapet në Durrës 41-vjeçari. Pritet ekstradimi në Itali/ EMRI

Data

41-vjeçari Ermal Luku është arrestuar në Durrës, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit ndërkombëtar antidrogë “Tornado”.

41-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe dyshohet se ka qenë pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal.

“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Tornado” mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë,  Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 18”, kapi në Durrës  dhe vuri në pranga shtetasin 41 vjeç, banues në Manzë, Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjykata e Brescias /Itali me date 29.09.2024 ka lëshuar vendim “urdhër arresti ndërkombëtar” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.“- thuhet në njoftim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related