Prokuroria e Posaçme (SPAK) me në krye Altin Dumanin, po vazhdon të tronditë politikën, krimin dhe oligarkinë e korruptuar që për gjithë këto vite kanë qenë të paprekshëm. Uragani i drejtësisë së re nuk po kursen “peshqit e mëdhenj”, po shkund pluhurin në dosjet e vjetra dhe po “kap” biznesmenë të lidhur ngushtë me krimin. Por këto zhvillime të bujshme nuk mund të ndodhnin pa ndihmën e amerikanëve. SHBA-të janë partneri më i madh i Shqipërisë dhe një ndër vendet që ka investuar miliona dollarë për reformën në drejtësi në Tiranë. Kjo lëvizje e SHBA ka bërë që krerët e lartë të korruptuar të politikës të mbeten pa mburojën e tyre të fuqishme që i ka shpëtuar nga skandalet dhe aferat gjithë këto vite.
Amerikanët po e mbajnë nën kontroll SPAK duke monitoruar çdo lëvizje. Madje në “peshat e rënda” që Prokuroria e Posaçme po heton, duke shtuar në këtë mes shantazhet dhe kërcënimet publike dhe indirekte çdo ditë nga politikanë dhe pushtetarë të lartë të korruptuar, edhe situata brenda SPAK mund të pësojë ndryshime të forta. Burime bëjnë me dije se pas nxjerrjes jashtë loje të prokurorit Edvin Kondili, i cili u mbështet fort nga mazhoranca për t’u bërë kreu i SPAK-ut dhe humbi pasi vetë ambasadorja e SHBA-së dhe institucionet diplomatike mbajtën qëndrime të forta në mbështetje të Altin Dumanit për të penguar që Rilindja të zgjidhte vetë kreun e SPAK-ut, pritet të “spastrohet” një tjetër prokuror nga SPAK. Këto lëvizje bëhen me arsyen që mos ketë asnjë hije dyshimi se arrestimet po bëhen me regji, siç pretendon opozita.
