Ka ndryshime në drejtimin e Spitalit Universitar të Sëmundjeve të Mushkërive “Shefqet Ndroqi”.
Silva Bala është larguar nga posti i drejtoreshës së institucionit, ndërsa drejtimin e spitalit do ta marrë Elisabeta Treska. Vendimi vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese në sistemin shëndetësor.
Burime zyrtare bëjnë me dije se, pavarësisht largimit nga posti drejtues, Silva Bala do të vijojë të ushtrojë detyrën e saj si drejtuese e Shërbimit të Pneumologjisë në të njëjtin spital.
Ndërkohë, Elisabeta Treska pritet të marrë zyrtarisht detyrën në ditët në vijim, duke pasuar një nga institucionet më të rëndësishme shëndetësore në vend për trajtimin e sëmundjeve të mushkërive.
