Ndizen sirenat e alarmit, Putin po ndryshon doktrinën bërthamore të Rusisë për shkak të lëvizjeve të fundit të

Data

Lufta Rusi-Ukrainë po bëhet edhe më e ashpër. Dje ka ardhur një kërcënim i ri nga Moska. Presidenti Vladimir Putin do të ndryshojë doktrinën bërthamore të Rusisë për shkak të lëvizjeve të Perëndimit në lidhje me luftën. Lajmin e dha zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov. Ky i fundit nuk tha saktësisht se cilat do të ishin ndryshimet. Doktrina aktuale bërthamore ruse, e cila u shpall nga Presidenti Vladimir Putin në vitin 2020 , thotë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore nëse një armik e sulmon atë me armë bërthamore ose në rast të një sulmi konvencional që do të kërcënonte ekzistencën e shtetit. Rusia, e cila akuzon Perëndimin se po bën luftë kundër saj përmes Ukrainës, tashmë e ka bërë të qartë se po shqyrton ndryshime në doktrinën e saj bërthamore.

“Puna është në një fazë të avancuar dhe ka një qëllim të qartë për të zbatuar korrigjimet,” tha Ryabkov, sipas TASS. Ai tha se vendimi ishte “i lidhur me përshkallëzimin e kundërshtarëve tanë perëndimorë” në lidhje me konfliktin në Ukrainë.

Automjetet sulmuese të Ukrainës dhe Bjellorusisë

Nga ana tjetër, forcat e Armatosura të Bjellorusisë po lëvizin një numër të madh trupash dhe forca të blinduara përgjatë kufirit me Ukrainën. Kjo u raportua nga kanali YouTube “Svtv”, i themeluar nga Mikhail Svetov , një aktivist i Partisë Libertariane Ruse, i cili emigroi në Brazil në vitin 2022. Tanket dhe automjetet e blinduara mbajnë shenjën identifikuese “B” (shkronja “V”, në cirilik). Një javë më parë, Ministria e Jashtme e Ukrainës i bëri thirrje Bjellorusisë që të tërheqë trupat nga kufiri dhe “të mos bëjë gabime tragjike nën presionin e Moskës”. Sipas inteligjencës ukrainase, Bjellorusia, nën pretekstin e stërvitjeve, ka përqendruar tashmë burra (përfshirë ish-mercenarët e kompanisë “Ëagner”), automjete, artileri, raketahedhës të shumtë dhe sisteme të mbrojtjes kundërajrore përgjatë kufirit plot me turistë që u larguan nga Poltava, kryeqyteti rajonal me 285 mijë banorë që ndodhet në Ukrainën lindore, mbetën pa shofer dhe banorët u braktisën në vullnetin e tyre.

Një burrë u rekrutua me forcë gjatë një ndalese në Yaremche, një qytet në rajonin Ivano-Frankivsk, cepi jugperëndimor i vendit që kufizohet me Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Rumaninë. Kjo është raportuar nga gazeta online “Suspilne”, që i përket Radio Televizionit Shtetëror Kombëtar të Ukrainës. Shoferi ndaloi pranë një pompe karburanti kur një patrullë policie mbërriti në vend, së bashku me ushtarë nga Qendra e Regjistrimit të Qarkut . Këta të fundit ngarkuan shoferin në furgonin e tyre dhe e morën me dokumente regjistrimi, çelësat e autobusit dhe paratë e karburantit, duke i braktisur pasagjerët në rrugë.

Reagon Lavrov

Po ashtu Sergey Lavrov dekalaroi se Rusia është e bindur në fitoren e saj ushtarake kundër Ukrainës. Kreu i diplomacisë ruse shprehet se për katër rajonet tashmë të okupuara nuk ka negociata dhe nuk do të ketë. Sipas tij, ato territore janë pjesë integrale e Federatës Ruse, së bashku me Krimenë. “Më 14 qershor 2024, Presidenti rus Putin, tha se ne jemi të gatshëm të zgjidhim situatën bazuar në realitetet. Realitete në tokë. Kushtetuta e Federatës Ruse thotë qartë se, përveç Krimesë, tani kemi katër subjekte të reja të Federatës: Donjetsk, Luhansk, Zaporozhye dhe rajoni Kherson. Nuk mund të flitet për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. E pamundur. Qëndrimi ynë është i qartë”, u shpreh Sergey Lavrov. Në lidhje me inkursionin e vazhdueshëm ukrainas në rajonin e Kurskut, ka të ngjarë të jetë miratuar nga protektorët e tij perëndimorë, theksoi Lavrov. “Një numër i madh i njësive naziste si dhe mercenarë të huaj, të cilët në fakt mund të jenë “trupa të rregullta” po marrin pjesë në këtë armiqësi”, u shpreh ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related

FOTO/ Klark Morinaj, mik special i shoqatës “VATRA” në pritjen e këngëtares Parashqevi Simaku

Klark Morinaj, djali i biznesmenit, filantropit e humanistit Kadri...

VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Vendet perëndimore dhe Rusia u angazhuan në një betejë...