Avokati Edmond Petraj dhe eksperti i sigurisë Fatjon Softa folën pasditen e sotme në një emision televiziv foli mbi mbylljen e dosjes hetimore për ‘Toyota Yaris’ nga SPAK si dhe për ‘Matrix’ që ka dalë në pah edhe më herët nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.
Petraj thekson se shumë nga materialet e paraqitura nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Dumani, nuk përputhen plotësisht me të dhënat ekzistuese dhe ngrenë pikëpyetje mbi vërtetësinë e tyre
Akuzat shpesh mbështeten mbi deklarata që në sallën e gjyqit hasin kundërshtime nga të akuzuarit, thotë Petraj,
E kam thënë kam rezervat e mia për personazhet që përdoren si bashkëpunëtorë të drejtësisë. Shumë materiale që kanë dalë, që nuk janë zbuluar, dhe çuditërisht janë zbardhur prej bashkëpunëtorëve pasqyrë e asaj që është e deklaruar nga Dumani. Por kemi të gjithë anën kundërshtuese që nuk e pranon dhe nuk kanë të bëjnë me procesin që e akuzuan për vrasje. Në sallë nuk e pranojnë atë që bashkëpunëtori i drejtësisë i ka dhënë organit të akuzës. Dosjet nuk do jenë të plota sepse për disa personazhe që janë në dëshmitë e Dumanit, nuk rezultojnë.
Organi i akuzës duhet ti mbrojë fort, pasi deklaratat nuk konvenojnë atyre që organi i akuzës i ka marrë për bazë. Sky nuk ka nxjerrë asnjë nga dosjet që ka nxjerrë bashkëpunëtori i drejtësisë. Nuk përputhen disa elementë të tjerë. Ka një përballje në gjyq mes personave të akuzuar dhe akuzohen për veprat penale, dhe pjesa tjetër që kemi bashkëpunëtori i drejtësisë i qëndron atyre gjërave që i ka dhënë organit të akuzës. Do shumë prova të konfigurohen.’
Softa përmend rolin e Europol në sekuestrimin e serverëve të koduar dhe analizën e miliona mesazheve. Ndërsa për paratë e gjetura në Toyota Yaris ngre pikëpyetjen nga e dinte Lulzim Basha në atë kohë që po vinte një makinë me para në portin e Durrësit.
‘Në këtë dosje është një hetim apo akuzë e ngritur ndaj disa personave përfshirë prokurorin e Vlorës, që në përgjime del se ka ushtruar ndikim të paligjshëm në këtë dosje. Por nuk ka sqarim për këto akuza. Kjo dosje vijon të jetë e tillë. Nuk e dimë nëse është e mbyllur. Hetimet do vazhdojnë, por nga e dinte që do vinte kjo monedhë Lulzim Basha.’
