Ndërroi jetë papritur në një burg në Arktik, përcillet për të banesën e fundit pas rreth dy javësh nga vdekja, Alexei Navalny

Data

Të afërmit dhe mbështetësit e Alexey Navalnyt po i japin lamtumirën e fundit udhëheqësit të opozitës ruse në një funeral në Moskën juglindore, pas vdekjes së tij ende të pashpjegueshme, në një burg në Arktik.

Varrimi po kryhet në varrezat e afërta në Borisovskoye, ku forca të shumta të policisë janë që nga mëngjesi për të shmangur incidentet.

Mes thirrjeve të “Navalny”, një numër vajtuesish shtynë barrierat e kontrollit të turmës për të ndjekur nga afër procesin e varrimit të Navalnyt

Mësohet se ceremonia mortore ka mbaruar dhe kortezhi është larguar nga Kisha dhe është nisur për në varrezat e Borisovsky.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related