Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për Partinë Demokratike Belind Këlliçi shprehet se Edi Rama i ka drejtuar gishtin e mesit reformës në drejtësi.
Këlliçi në postimin e tij në rrjetin social thekson se Rama sot ka urdhëruar gjyqtaren e apelit që të lirojë Veliajn në mënyrë që të ndiqet në gjendje të lirë. Ai nënvizon se me 11 maj qytetarët shqiptarë do ti japin atë që meriton Noc Rrokun.
“Edi Rama sot i nxorri sërish gishtin e mesit ‘reformës’ në drejtësi, duke kërcënuar dhe intimiduar publikisht Gjykatën e Apelit të Posaçëm, e në veçanti Prokurorin Dado dhe Gjyqtarin Bano.
