Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërcënuar Vladimir Putinin me “nivele të larta” taksash, tarifash dhe sanksionesh nëse ai nuk bën një marrëveshje paqeje me Ukrainën.
“Unë nuk jam duke kërkuar të lëndoj Rusinë,” tha ai në një postim në “Truth Social”.
“Unë e dua popullin rus dhe kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me Presidentin Putin,” tha ai, duke vënë në dukje gjithashtu rolin e Bashkimit Sovjetik në ndihmën e aleatëve për të fituar Luftën e Dytë Botërore.
