Ndalimi i reshjeve të shiut/ Bie niveli i ujit në Vjosë, shkon në 8.4 metra

Data

Niveli i ujit në lumin Vjosë ka nisur të bjerë që prej mesnatës, pas ndalimit të reshjeve të shiut. Aktualisht, Vjosa ndodhet në kuotën 8.4 metra, duke bërë që uji të tërhiqet gradualisht nga zonat e përmbytura.

Megjithatë, situata mbetet problematike në zonën e Bishanit, ku në nënkalim prezenca e ujit vijon të jetë rreth 2 metra, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve.

Sipas informacioneve nga terreni, uji ka hyrë në ambientet e jashtme të rreth 20 familjeve në Bishan, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim për banorët, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related