Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi ka hedhur dje akuza të forta ndaj qeverisë. Gjatë një takimi të mbajtur ditën e djeshme me qytetarët e Durrësit, zoti Boçi theksoi se ky qytet bregdetar më parë ishte pika kyçe e referimit nga një qytet atraktiv që ishte më parë e porti si pika kyçe për turistët, sot identifikohet me Velierën dhe ish-kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako ka mbetur simboli lokal i partisë dhe jo i atdheut. “Dikur Durrësi identifikohej me amfiteatrin antik si pikë referuese e lashtësisë së këtij qyteti, me Portin e famshëm si pikë referimi e rrugëve tregtare më të vjetra të botës dhe me Mujo Ulqinakun si simbol i patriotit atdhedashës që lufton me armë për mbrojtjen e vendit. Identifikohet me doganën e kalimit të tonëve të kokainës si banane, si simbol i narko-shtetit. Po sot? Sot gjithçka është e përmbysur. Sot Durrësi identifikohet me Velierën, një konstruksionin metalik gati i ndryshkur, një lloj kulle simbol e korrupsionit shqiptar”, shprehet Boçi. Ky i fundit nuk ka ndalur sulmet politike ndaj PS ku ka me komplote të shumta sipas tij i ka shkaktuar gjëmën këtij vendi me Gjushin që nxjerr pushkë ndaj opozitës e blen vota me para për shefin e organizatës. Jo vetëm kaq, para demokratëve në Durrës, Boçi thotë se në vend të Lefter Kokës dhe Aqif Bllakos, si të akuzuar për inceneratorin e Fierit, në burg duhet të ishte Edi Rama. “Të gjithë e dinë këtu në Durrës e kudo, i madh dhe i vogël e di, shqiptar Shqipërie e shqiptar diaspore, që në vend të Kokës e Bllakos në burg duhet të ishte Rama. Në vend të Ahmetajt në kërkim duhet të ishte Rama. Sot Durrësi, identifikohet me Gjushin si simbol të politikanit lokal, patriot i flaktë i partisë jo i atdheut që nxjerr pushkë ndaj opozitës dhe blen votat me para për shefin e organizatës”, përfundoi Boçi.
Luçiano Boçi shigjeton qeverinë: Durrësi dikur pika kyçe për turistët, sot dogana e kalimit të narkoshtetit, në vend të Kokës e Bllakos në burg duhet të ishte Rama
Data
