Kongresmeni demokrat Bill Pascrell, karriera e të cilit në politikën e ashpër të Nju Xhersit zgjati katër dekada dhe i cili në vitet e tij të mëvonshme u bë i njohur për sulmet e mprehta kundër Donald Trump, vdiq sot në moshën 87-vjeçare, sipas një deklarate nga familja e tij në llogarinë X.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë se Bill Pascrell Jr., bashkëshorti, babai dhe gjyshi ynë i dashur, ndërroi jetë këtë mëngjes”, thuhet në deklaratë.
Vdekja e Pascrell vjen ndërsa demokratët janë mbledhur për konventën e tyre në Çikago, ku zëvendëspresidentja Kamala Harris do të pranojë nominimin e partisë së saj
Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy tha se Pascrell “do të mbahet mend me shumë dashuri për udhëheqjen e luftës për familjet tona në Kongres gjatë 27 viteve të fundit.”
Kongresmeni me 14 mandate u shtrua në spital për gati një muaj këtë verë për shkak të problemeve me frymëmarrjen.
