Financohet nga Soros? Përgjigjet Lapaj: Nuk na kompleksojnë dot, kullat i kam ndëtuar unë apo ata

Data

Adriatik Lapaj ishte sot në një emision televiziv ku dha edhe një përgjigje për ata që e akuzojnë se financohet nga fondacionet e George Soros.

‘Në lidhje me akuzën e George Soros. Janë 53 mijë patronazhistë që paguhen nga taksat tona për të bërë komente. Këto nuk na kompleksojnë. Bandat që paguhen nga lekët e shqiptarëve. I ka dëshmuar drejtësia si hajdutë. Në lidhje me opozitën. Kulla këtu në Tiranë ndërtoj unë apo ndërtojnë këta. Financimin e tyre apo partisë së tyre e kam unë apo këta. Me makina të shtrenjta lëviz unë apo këta. Salltanete kam unë apo këta. Ekipi jonë është ekip vlerash. Këta do mundohen ta bëjnë pis. Në këtë politikë banditësh. Çfarë prisni, që të vijnë këta të na hedhin trëndafila. Këta përmes lekëve të korrupsionit të ilaçeve të munguar, kanë instrumente për të baltosur sharë fyer këdo që guxon. Në rastin tonë, jemi shumë punëtorë dhe njerëzit na gjejnë në çdo cep të Shqipërisë.’

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related