Nata e parë e Nicolas Sarkozy në burgun Santé të Parisit u shndërrua në skenë tensioni dhe kaosi. Nga qelitë e burgut, të dënuarit iu drejtuan me fyrje dhe kërcënime ish-presidentit francez.
Ngjarja u filmua nga të burgosurit e pajisur me celularë dhe e postuan në rrjetin social “TikTok”. Pamjet bënë xhiron e rrjetit, teksa dëgjoheshin britma “Sarkozy, ki kujdes!” dhe “Do të të vrasim!”
Sipas avokatëve të ish-presidentit, të burgosurit “bënë zhurmë gjithë natën, duke u rënë mureve dhe duke bërtitur emrin e tij”.
Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, ka urdhëruar monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa rivalët e kanë kritikuar mënyrën e ndalimit të ish-kreut të shtetit si një “turp kombëtar”.
