Mustafa Nano: Rama duhet të mendojë largimin, shqiptarët nuk pranojnë më sundimin e oligarkëve

Data

Analisti dhe ish-ambasadori Mustafa Nano ka lëshuar një mesazh të drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se koha e tij në pushtet po shkon drejt fundit dhe se duhet të mendojë seriozisht largimin nga drejtimi i vendit.

Në një analizë mbi situatën politike dhe valën e protestave që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera, Nano u shpreh se largimi i Ramës duhet të bëhet në mënyrë normale dhe demokratike, përmes dorëheqjes dhe hapjes së një gare të re brenda Partisë Socialiste për zgjedhjen e një lidershipi të ri.

Sipas tij, zemërimi qytetar që po shfaqet në rrugë nuk lidhet vetëm me çështje të veçanta, por me mënyrën sesi është qeverisur vendi gjatë viteve të fundit.

“Këshilla ime është vetëm një: duhet të mendojë ikjen. Jo një largim me idenë se pas tij do të vijë kaosi, por një tranzicion normal, me zgjedhje brenda Partisë Socialiste dhe me një lider të ri që merr stafetën”, deklaroi Nano.

Analisti theksoi se shqiptarët nuk janë më të gatshëm të pranojnë një model qeverisjeje ku, sipas tij, vendimmarrja është përqendruar në duart e një grupi të vogël biznesmenësh dhe oligarkësh me akses të privilegjuar pranë kryeministrit.

“Shqiptarët nuk pranojnë më që vendi të sundohet nga një grusht oligarkësh që janë të vetmit njerëz me akses në zyrën e kryeministrit. Pikërisht ky realitet ka prodhuar zemërimin që ka nxjerrë mijëra qytetarë në rrugët dhe sheshet e Tiranës”, u shpreh ai.

Nano shtoi se protestat e ditëve të fundit duhet të shërbejnë si një sinjal alarmi për qeverinë dhe për vetë Ramën, duke argumentuar se pakënaqësia publike ka arritur nivele që nuk mund të injorohen më.

Deklaratat e ish-ambasadorit vijnë në një moment kur protestat kundër qeverisë po zgjerohen brenda dhe jashtë vendit, me pjesëmarrjen e qytetarëve në Shqipëri dhe të diasporës shqiptare në disa kryeqytete europiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related