Kandidati për eurodeputet në Parlamentin Europian, sipërmarrësi me origjinë shqiptare, Muharrem Salihu ka vijuar takimet në qytetin e Trevisos në Itali.
Në kuadër të zgjedhjeve për Parlamentin, Europian Muharrem Salihu është takuar me komunitetin e shqiptarëve.
Sipas Salihut është shprehur se ka zhvilluar bisedime rreth misionit të tij në Parlamentin Europian.
Faleminderit, Treviso! 🇮🇹🇦🇱
Sot kemi kaluar një pasdite të mrekullueshme me komunitetin e shqiptarëve në Treviso! Ishte një nder për mua të kisha mundësinë të ndaja me ju biseda konstruktive rreth misionit dhe vizionit tim drejt Parlamentit Evropian.
Bashkë, ne mund të bëjmë ndryshim real për të ardhmen tonë në Bashkimi Evropian. 🗳️
