Avokati i njohur, Edmond Petraj ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën , avokat Petraj paralajmëron ndryshime të bujshme në politikën shqiptare në prag të zgjedhjeve të 2025. Ai thotë se, “tërmeti” i vërtetë mund të vijë nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për dosjet e disa emrave të njohur të politikës.
Sipas tij, figurat kryesore të të dyja palëve (mazhorancë dhe opozitë), si Flamur Noka, Belinda Balluku, Frida Krifca dhe të tjerë, janë nën monitorim për përfshirje në skandalet e inceneratorëve, që mund të çojnë në një valë pastrimi të paprecedentë të klasës politike. Ndërkohë avokat Petraj zbulon se pse ish-kryeministri Sali Berisha e ka të vështirë të heqë ‘non-gratën’ në SHBA, ndërsa thekson se institucionet ligjzbatuese duhet të vihen në lëvizje nëse deklaratat e ish-deputetit Halit Valterit se është kërcënuar nga ish-presidenti Ilir Meta janë të vërteta.
-Zoti Petraj, ju keni deklaruar se deputeti Flamur Noka mund të arrestohet këtë muaj. Çfarë fakte apo zhvillime ligjore ju bëjnë të mendoni kështu? Cilat akuza mund të rëndojnë mbi të?
Nëse ndonjë individ i veçantë përmendet për një hetim të mundshëm ose akuzë, kjo zakonisht bazohet në zhvillime dhe indikacione publike ose në punën e institucioneve të drejtësisë që po hetojnë rastet përkatëse. Për sa i përket deputetit Flamur Noka, ai ka qenë nën vëmendje për shkak të lidhjeve politike dhe pozicionimit të tij nëpër detyra publike, ndërkohë ka të dhëna të cilat ai përflitet për hetim të thellë pasurie dhe këtë indice vjen nga vet pjesëtari i partisë së tij nga ju si çdo politikan po hetohet për pasurinë e tij të vënë në vite e vite duke abuzuar dhe se kjo bënë të qartë të jenë subjekt hetimesh. Megjithatë, deri tani, nuk ka asnjë njoftim zyrtar për akuza konkrete ndaj tij, dhe çdo gjë tjetër mbetet për t’u parë.
Institucione si SPAK kanë qenë aktivë në hetimin e rasteve të korrupsionit dhe abuzimeve të pushtetit dhe disa figura publike janë përballur me procedura ligjore, por për Flamur Nokën, akuzat e mundshme që qarkullojnë në media shpesh përfshijnë akuza për lidhje të mundshme me rrjete kriminale, përfshirje në korrupsion, apo abuzime me pushtetin- por gjithçka mbetet në nivel jo të qartë derisa të kemi një deklaratë zyrtare. Nëse do të kishte arrestim, kjo mund të varet nga fakti nëse organet e drejtësisë janë në gjendje të paraqesin prova të qarta që justifikojnë një masë të tillë. Deri atëherë, e gjitha mbetet në kuadrin e hamendësimeve që vijnë nga burime jozyrtare apo perceptime politike.
-Në lidhje me SPAK, ju keni thënë se mund të ketë goditje edhe ndaj qeverisë. A mund të na jepni më shumë informacion për këtë? Çfarë lloj hetimesh mund të jenë në zhvillim dhe cilët janë individët ose institucionet që mund të preken?
Deklaratat e mia mbi mundësinë e një “goditjeje” nga SPAK ndaj qeverisë bazohen në disa zhvillime të fundit dhe indikacione që organet e drejtësisë janë më aktive në hetimet për korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin, përfshirë edhe zyrtarë të lartë qeveritarë. SPAK ka nisur hetime për disa çështje të mëdha, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e publikut, dhe duket se ka një prirje për të goditur korrupsionin në nivelet e larta të politikës pa dallime partiake. Disa nga hetimet që përmenden shpesh përfshijnë çështjet e Inceneratorëve. Një nga skandalet e quajtura të mëdha unë kam shumë rezerva por duke qenë se ajo konsiderohet nga më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri, ku janë hetuar dhe akuzuar disa zyrtarë të lartë. Ka indikacione që edhe figura të tjera të lidhura me këto kontrata mund të jenë subjekt i hetimeve, ndërkohë kemi tendrat e Infrastrukturës ku ka pasur shqetësime mbi keqpërdorimin e fondeve për ndërtimin e rrugëve dhe projekte të tjera të mëdha.
