Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta dhe kalimtare në disa zona. Mjegulla do të jetë e pranishme në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mbrëmjes, veçanërisht në zonat luginore, duke ulur përkohësisht shikueshmërinë.
Temperaturat do të shënojnë vlera të ulëta në orët e mëngjesit, ku në disa zona pritet të zbresin deri në -2 gradë Celsius, ndërsa gjatë mesditës do të ketë një rritje të lehtë.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me një shpejtësi mesatare rreth 5 m/sekondë, ndërsa deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të forcës 1 ballë.
Kushtet e motit janë të favorshme për lëvizje, por këshillohet kujdes në zonat ku formohet mjegull.
