Deputetët e Partisë Demokratike, kanë kërkuar të mbajnë një minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, por kërkesa është refuzuar nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
Kërkesa u bë nga deputeti Asllan Dogjani, por Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali refuzoi me argumentin se nuk ishin në sallë të gjithë deputetët.
Pavarësisht kësaj deputetët e PD janë ngritur më këmbë dhe kanë mbajtur një minutë heshtje.
Pjesë nga diskutimi:
Dogjani: I propozoj Kuvendit të mbajmë një minutë heshtje në respekt të prindërve të familjarëve, nxënësve, mësuesve dhe fëmijëve të Shqipërisë.
