Dosja “5D”/ SPAK kërkon 11 vite burg për Mollën, 9 për Qaton dhe 4 për Tushën

Data

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur pretencën në gjyqin e njohur si dosja “5D”, duke kërkuar dënime me burg për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe persona të tjerë të përfshirë në çështje.

Sipas kërkesës së organit të akuzës:

  • 11 vite burg për Redi Mollën
  • 9 vite burg për Mariglen Qaton
  • 4 vite burg për Taulant Tushën
  • 3 vite burg për Enton Punavijan
  • 3 vite burg për Julian Zanajn
  • 2 vite burg për Albano Jankun
  • 7 vite burg për Nestor Muhametllarin

Për tre të pandehurit kryesorë – Molla, Qato dhe Tusha – SPAK ka kërkuar gjithashtu dënim plotësues me 5 vite heqje të së drejtës për ushtrim të funksioneve publike.

Dosja “5D” lidhet me akuza për shkelje të ligjit në procedura publike dhe dyshime për korrupsion. Nga ana tjetër, mbrojtja e të pandehurve ka kundërshtuar akuzat, duke i cilësuar ato të pabazuara dhe të pambështetura në prova.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related