Moti i keq godet Romën, breshëri dhe përmbytje në aeroportin Fiumicino shkaktojnë anulime fluturimesh

Data

Moti i keq ka përfshirë Romën, ku reshjet e dendura të shiut dhe breshëri i fortë kanë shkaktuar probleme të mëdha në aeroportin Fiumicino.

Reshjet intensive dhe breshëri masiv kanë përmbytur pistën e aeroportit brenda pak minutash, duke sjellë vonesa dhe anulime të shumta të fluturimeve për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Uji ka depërtuar edhe në ambientet e brendshme të aeroportit, duke prekur zona të ndryshme dhe disa dyqane në terminal.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihet momenti kur uji vërshon nga çatia mbi një tabelë të madhe njoftimesh, duke krijuar rrezik për pasagjerët dhe stafin e aeroportit.

Autoritetet aeroportuale po punojnë për të normalizuar situatën dhe për të rikthyer funksionimin normal të fluturimeve pas përmirësimit të kushteve të motit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related