Policia e Tiranës ka shoqëruar deri më tani 25 persona në komisariate pas përplasjeve të shënuara gjatë protestës së opozitës.
Tubimi u tensionua në disa momente, ku nga një grup protestuesish u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt institucioneve, ndërsa policia reagoi me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.
Burime nga terreni raportojnë gjithashtu për disa protestues të lënduar si pasojë e gazit lotsjellës, ndërsa situata në zonën përreth Kryeministrisë dhe selisë së PD mbetet nën monitorim të forcave të rendit.
Autoritetet pritet të japin një bilanc zyrtar për numrin e të ndaluarve dhe të lënduarve në orët në vijim.
