Lulzim Basha i është rikthyer jetës poltike pas pushimeve, ndërsa në një konferencë për shtyp i është përgjigjur sot dhe deputetit të PD, Kreshnik Çollakut, i cili ka propozuar që mos të hapet parti e re pas përplasjeve për vulën, por të krijojë një fraksion brenda PD. Basha tha se të nuk bëhet kurrë fraksion i Berishës, pasi tij kjo do të thotë të bëhesh edhe fraksion i Ramës.
“Të bëhesh fraksion i Berishës, do të thotë të behsh fraksion i fraksionit të Ramës dhe kjo s’ka për të ndodhur kurrë”, tha Basha.
“Qeveria dhe opozita janë bërë njeri. Sali Berisha dhe deputetët e tij janë bërë zgjatim i Edi Ramës, prandaj përgjegjësia është më e madhe për të ofruar një alternativë për të larguar këtë qeveri të korruptuar, më e korruptuar si askush më parë”, shtoi Basha.
