Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar tragjedi në shtetin Minas Gerais në Brazil, ku deri tani janë konfirmuar 22 viktima dhe 45 persona rezultojnë të zhdukur.
Sipas autoriteteve, 16 persona humbën jetën në qytetin Juiz de Fora dhe 6 të tjerë në Uba. Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë detyruar rreth 440 banorë të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa mësimi në shkolla është pezulluar.
Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva shprehu ngushëllimet për viktimat dhe deklaroi se qeveria është e angazhuar në ofrimin e ndihmës humanitare, rikthimin e shërbimeve bazë dhe mbështetjen e familjeve të prekura. Në Juiz de Fora është shpallur gjendje katastrofe për të përshpejtuar operacionet e emergjencës.
