Një nga dy pilotët amerikanë të avionit luftarak F-15E Strike Eagle që u rrëzua në Iran është shpëtuar nga forcat amerikane, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë për të gjetur pilotin e dytë, ndërsa situata mbetet e tensionuar në zonën ku ndodhi incidenti.
Forcat amerikane konfirmuan më herët se avioni ishte rrëzuar nga forcat iraniane. Bëhet fjalë për një avion shumë-misionësh, i përdorur gjerësisht që prej Lufta e Gjirit.
Avioni i përkiste Skuadronit të 494-t të Forcave Ajrore të SHBA-së, i cili është i vendosur në bazën RAF Lakenheath në Britaninë e Madhe dhe përdoret kryesisht për operacione në Evropë në bashkëpunim me NATO.
Ngjarja vjen në një moment përshkallëzimi të tensioneve midis SHBA-së dhe Iranit, duke shtuar shqetësimet për një përhapje më të gjerë të konfliktit në rajon.
