Në redaksinë e emisionit ”Stop” është ankuar një qytetar nga Durrësi, i cili kishte hapur një dyqan me produkte mishi dhe bulmeti. Së fundmi një kuzhinier i quajtur Mandi, rreth 50 vjeç, i kërkoi qytetarit 1.3 milionë lekë produkte mishi me premtimin që shumë shpejt do t’i jepte paratë.
Pas 10 ditësh Mandi kërkon sërish produkte në vlerën 1.2 milionë lekë, duke e çuar borxhin 2 milionë e gjysmë lekë. Nga tetori 2024 e deri tani, tregtari nuk është paguar. Sa herë që e kontakton borxhliun, Mandi i premton t’ia kthejë paratë brenda pak ditësh. Por ai gjithmonë shtyn afatet.
Mesazhi 1: O Luli! 99.9% është e mbaruar! Nesër është 100% t’i marr në xhep, edhe e mbarojmë këtë punë, vëlla! Do ta mbyll nesër!
Mesazhi 2: E di, që shkoi pak keq kjo punë, por nesër do ta mbyllim se s’bën!
Mesazhi 3: O Luli, dëgjo këtu me vëmendje! Unë edhe dje nuk mbarova punë. Afatin e fundit unë e kam ditën e mërkurë për të marrë lekët!
