Është kërcënuar me jetë gjyqtarja Silvia Albano e seksionit të imigracionit në Gjykatën e Romës.
Ajo është një nga 6 gjyqtarët që pak ditë më parë vendosën të rikthenin urgjent në Itali 12 refugjatët afrikanët të kampit të Gjadërit, për shkak se Egjipti dhe Bangladeshi, vendet e origjinës së refugjatëve, konsiderohen të pasigurta nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.
Lajmi është raportuar nga agjencia e lajmeve “Ansa”, e cila bën me dije se gjyqtarja Silvia Albano, e cila është edhe kryetare e Magjistratit Demokratik, ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Romës.
“Fushata e diskreditimit që u zhvillua kundër magjistratëve romakë dhe në veçanti kundër Silvia Albanos, kontribuoi në ndërtimin e një klime opozitare, urrejtjeje, e cila përfundimisht kaloi në kërcënime serioze për sigurinë dhe jetën e saj. Për shkak të kërcënimeve të rënda të marra, Silvia Albano ka paraqitur sot një ankesë të detajuar në Prokurorinë Publike të Romës”, nënvizon Magjistrati Demokratik në deklaratën e tij.
Anija e marinës italiane solli në total 16 refugjatë afrikanë të kapur në ujërat ndërkombëtarë, në kuadër të marrëveshjes mes dy kryeministrave të dy vende Georgia Meloni dhe Edi Rama, por 4 prej tyre u rikthyen sërish në Itali për shkak se dy ishin minorenë dhe dy të tjerë kishin probleme shëndetësore.
