Anatarësimi i Shqipërisë në BE, Mërtiri e thotë “troç”: Çelja negociatave jo meritë e politikës por…

Data

Kohët e fundit kanë qenë mjaft të rëndësishme lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, teksa sot ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato dorëzoi raportin e progresit 2024.

Ergys Mërtiri theksoi në një studio televizive se negociatat për Shqipërinë u hapën vetëm pas situatës në Ukrainë dhe Izrael dhe jo prej ndonjë përparimi të vendit tonë në drejtim të BE-së.

‘Arsyeja pse negociatat hapen nuk janë për ndonjë meritë të Shqipërisë, nuk kemi plotësuar ndonjë kusht, por është dëshirë e Europës për tu integruar sesa aftësia jonë. Situata me krimin dhe korrupsionin, edhe opozitë nuk kemi, jemi shumë larg një vendi normal. Interes i Europës për zgjerimin. Procesi i zgjerimit ishte i mbyllur, por lufta në Ukrainë solli një tjetër situatë. NATO dhe BE po tentojnë zgjerimin.’

Nga ana tjetër ai nuk sheh dialog mes palëve, megjithëse kanë një marrëveshje të fshehtë sipas Mërtirit, Rama dhe Berisha.

‘Nuk shoh gjasa që të ketë dialog. Kam parë një marrëveshje mes Ramës dhe Berishës. Bashkërisht bën një amnisti për të liruar njerëz nga SPAK. Bën bashkë një kod zgjedhor që i intereson Ramës. Pashë që zoti Berisha ka fituar të drejtën për të vazhduar deputet, edhe pse ligji thotë se po nuk shkove në 6 muaj në parlament hiqet mandati. Berisha mori vulën.’

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related