Modeli “Shqipëria” për refugjatët e të gjithë Bashkimit Europian

Data

Gjermania mund të jetë e hapur për një nismë në nivel europian, që parashikon realizimin e procedurave të azilit jashtë Bashkimit Europian” sipas Euractiv, portali informues me qendër në Bruksel, sipas të cilit tani “plani Shqipëria” shihet me simpati në disa qarqe të politikës në Gjermani, si një mënyrë për të frenuar problemin e emigracionit në të gjithë Europën.

Ideja për t’i mbyllur refugjatët në burgje jashtë BE-së, ose ndryshe ai që e quajnë “modeli Shqipëria” mbetet ende “kontroverse” sipas Euractiv, por në kushtet kur forcat e ekstremit të djathtë janë në rritje, pakti i dyshes Rama-Meloni mund të përqafohet jo vetëm nga Gjermania, por edhe në Bruksel.

“Një masë më kontroverse që Brukseli – dhe disa shtete anëtare – duan të marrin në nivel të BE-së është “modeli i Shqipërisë” dhe Italisë. Roma ka planifikuar të dërgojë emigrantë të parregullt në Shqipëri për t’i përpunuar atje kërkesat e tyre për azil, kryesisht për t’i shkurajuar valët e refugjatëve.

Von der Leyen është treguar e hapur ndaj një versioni të përfshirjes së gjithë BE-së, veçanërisht duke e ngarkuar Brunner (komisioneri për emigracionin) me “reflektime mbi zgjidhjet inovative për të luftuar migrimin e parregullt”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related