Çdo muaj, Kuvendi i Shqipërisë paguan qiranë për 19 deputetë të cilën vijnë nga qytete të largëta. 10 deputetë të Partisë Socialiste, 5 të Partisë Demokratike, 2 të PSD-së dhe 2 të PDIU-së marrin kompensim 350 mijë lekë të vjetra për shtëpitë që përdorin në Tiranë.
Përpara se ta bëjë këtë, Kuvendi ju kërkon deputetëve certifikatë familjare, vërtetim nga hipoteka e Tiranës se asnjë anëtar i familjes së tyre nuk ka shtëpi si dhe një kopje kontrate qiraje.
Fatura mujore për këtë shërbim ndaj deputetëve është 7 milionë lekë të vjetra.
Nga të dhënat e siguruara nga Report TV, ata që e kanë kërkuar këtë financim nga Kuvendi, për Partinë Socialiste, janë: Antoneta Dhima , Fadil Nasufi, Teuta Ramaj , Baftjar Zeqaj, Enslemvera Zake, Niko Kuri, Anduel Tahira, Pranvera Resulaj dhe Mirela Pitushi.
Kompensim marrin dhe dy deputetët e Tom Doshit në Shkodër, Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi.
