Mjeku i Fierit i arrestuar për ryshfet nuk u paraqit në gjykatë për arsye shëndetësore

Data

Mjek imazherist në spitalin e Fierit i cili u arrestua pasi iu merrte rryshfet pacientëve për të kryer ekot, nuk është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Fierit. Sipas burimeve shkak i mosparaqitjes së Gëzim Taullaj në gjykatë ka qenë për arsye mjekësore. Mjeku u përfaqësua nga avokati i tij Xhevair Morina.

66- vjeçari ra në prangat e policisë pasi u kap në flagrancë duke i marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale. Gjatë orarit zyrtar të punës ai gjithashtu, vizitonte pacientë në dy klinika private në Fier.

Si provë materiale gjatë kontrollit në banesë mjekut gjetën dhe sekuestruan, 1.857. 000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar. Ndaj mjekut rëndojnë veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related