Misteri i aksidentit/ “Kush e vrau Dianën”, dokumentari i ri pritet të zbulojë të pathënat rreth vdekjes së princeshës

Data

Një dokumentar i ri që pritet të bëhet publik shumë shpejt do të hedhë dritë mbi vdekjen e aksidentale po aq sa edhe të mistershme të princeshës Diana, ish-gruas së Mbretit të Anglisë, Charls III.

Ndonëse kanë kaluar rreth 3 dekada nga vdekja, sërish historia e saj tërheq vëmendjen e mijëra njerëzve në mbarë botën, shumica prej tyre i mëshojnë faktit se vdekja e saj nuk ishte një rastësi por një vrasje e porositur.

Megjithatë, hetimet deri më tani nuk kanë arritur që të vërtetojnë këtë gjë, duke i lënë hapur rrugën spekulimeve të shumta në botë.

Serial i ri dokumentar, i titulluar “Who killed Diana?” do të trajtojë rrethanat e vdekjes së princeshës 36 vjeçare në aksidentin automobilistik në Paris në vitin 1977.

Sipas mediave të huaja, ekipi i këtij dokumentari premton intervista të rralla, duke përfshirë takimet e para me burimet kryesore, duke hedhur në këtë mënyrë dritë të re mbi rastin që tërhoqi vëmendjen e botës për dekada me radhë.

“Kush e vrau Dianën?” do të jetë seria e parë në një ekskluzivitet të ri që do të vërë në pah figurat ikonike dhe do të shqyrtojë historitë njerëzore dhe kontekstin historik në qendër të këtyre rasteve.

Ekipi para serialit të ardhshëm Diana krijoi gjithashtu, edhe “Who Killed Jill Dando” të vitit 2023, dhe “Misteri i Marilyn Monroe” i vitit 2022 për Netflix.

Ndërkohë që asnjë datë e publikimit nuk është ndarë për këtë dokumentar, është bërë me dije se ai do të ketë 3 pjesë të njëpasnjëshme duke tërhequr vëmendjen e shikuesve.

Producentja e dokumentarit, Emma Cooper shprehet se përmes këtyre dokumentarëve gazetareskë investigativë ajo dëshiron që të eksplorojë dhe të hedhë dritë mbi misterin e vdekjes së grave legjendare të botës.

“Eksplorimi i grave legjendare përmes dokumentarëve gazetareskë investigativë është një pasion i imi. Ashtu siç bëmë me Misterin e Marilyn Monroe , ne kemi marrë një histori që bota mendoi se e dinte, por ne zbuluam të vërteta të fshehura.

Jam e përkushtuar t’i qasem historisë së kësaj gruaje të dashur dhe ikonike me perspektiva të freskëta, zëra të rinj dhe informacione të patreguara më parë”,- është shprehur producentja e dokumentarit, Emma Cooper.

Princeshë Diana vdiq në 31 gusht të vitit 1997, në një aksident të rëndë automobilistik në Paris, kur ajo ishte vetëm 36 vjeç.

Ajo ishte duke udhëtuar në një Mercedes S-280, pasi u largua nga Hotel Ritz, përpara se të përplasej fatalisht në tunelin e Pont De l’Alma. Sgt Xavier Gourmelon ishte përgjegjës për një ekuipazh zjarrfikësish të trajnuar nga mjekët, të cilët shkuan të parët në vendin e ngjarjes.

Gjysmë e vetëdijshme Diana me sa duket u përpoq të fliste, teksa ishte ulur pranë të dashurit të saj Dodi Fayed në pjesën e pasme të makinës. Sgt Gourmelon zbuloi se ajo tha: “Zoti im, çfarë ka ndodhur?”.

Në këtë aksident përpos princeshës, gjetën vdekjen edhe dy shoqëruesit e saj, i dashuri Dodi Al Fayed dhe shoferi, Henri Paul.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related