“Agasi ishte zv/kryeministër në hije”, Berisha nxjerr skandalin: Vera e Edi Ramës u mor dhe u çua në Lundër

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me mbështetësit demokratë në Korçë, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar Ergys Agasin si “zëvendëskryeministër në hije” të mazhorancës aktuale.

Sipas Berishës, Agasi është përdorur nga kryeministri Rama si ndërmjetës dhe koordinator për një sërë veprimesh të paligjshme, duke pasur ndikim të drejtpërdrejtë në institucione kyçe të shtetit, përfshirë edhe sistemin e shërbimeve publike online.

Berisha deklaroi se vera e sekuestruar me vlerë disa miliona euro, e gjetur në ambientet e lidhura me Agasin, në fakt i përkiste kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, pas sekuestrimit, kjo pasuri është zhdukur dhe është transportuar drejt zonës së Lundrës.

“Kjo është vera e Edi Ramës. U konfiskua dhe më pas u mor dhe u çua në Lundër. Janë filmuar makinat që e transportuan. Ky është një provokim i hapur ndaj qytetarëve,” u shpreh Berisha.

Ai akuzoi qeverinë për grabitje të pasurive publike dhe për shndërrimin e shtetit në një pronë private, duke theksuar se përmes strukturave shtetërore janë përfituar qindra miliona euro pa asnjë aktivitet real ekonomik.

Sipas Berishës, përmes një kompanie të regjistruar me kapital minimal dhe pa shpenzime reale, janë arkëtuar mbi 232 milionë euro nga fondet publike, ndërsa qytetarët kanë paguar çmimin e korrupsionit përmes taksave.

Në fjalën e tij, Berisha paralajmëroi se këto veprime përbëjnë një provokim të papranueshëm dhe se opozita është më e vendosur se kurrë për të përmbysur, sipas tij, një qeveri të lidhur me korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin.

Në përfundim, kreu i Partisë Demokratike u shpreh se ditët e qeverisë janë të numëruara dhe se reagimi qytetar do të jetë vendimtar për largimin e saj nga pushteti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related