Fatime Kryemadhi dhe Pirro Xhixho përballen me shtyrje të re në GJKKO, mungesa e avokatëve të Ema Çoku bllokon seancën

Data

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho, për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës të Çokut.

Sipas njoftimit në sallën e gjyqit, mbrojtësit ligjorë të Ema Çoku kanë bërë me dije se ndodheshin në procese të tjera gjyqësore dhe nuk mund të merrnin pjesë në këtë seancë.

Në këtë fazë të procesit, SPAK pritej të paraqiste konkluzionet përfundimtare për dosjen.

Fatime Kryemadhi nuk ishte e pranishme në sallë dhe u përfaqësua nga avokatët e saj. Edhe Pirro Xhixho mungoi në seancë, ndërsa në sallën e gjyqit ishte e pranishme vetëm Ema Çoku.

Përfaqësuesit e SPAK deklaruan se seanca nuk mund të zhvillohej pa praninë e mbrojtjes ligjore të Çokut.

Pas shqyrtimit të situatës, GJKKO vendosi ta shtyjë seancën për datën 8 qershor, në orën 12:00.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related