Ministri kinez bën paralajmërimin e fortë për Palestinën

Data

Kina mbështet kauzën palestineze dhe të drejtat e saj legjitime si komb ishte deklarata e ministrit të jashtëm Wang Ji I cili paralajmëron anëtarësimin e Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Okupimi afatgjatë i territoreve palestineze nuk mund të injorohet më është qëndrimi zyrtar i Kinës në një këtë dalje publike të ministrit të jashtëm.

Lufta sipas tij është një turp për qytetërimin duke përsëritur thirrje për armëpushim të menjëhershëm.  Ministri i Jashtëm i Kinës, bëri thirrje gjithashtu për një konferencë paqeje izraelito-palestineze, e cila do t’i jepte fund konfliktit disamujor midis Izraelit dhe Hamasit.

OKB ka dënuar urdhrin e Izraelit për evakuuim të civilëve të Gazës nga Rafah duke veçuar se kjo përbën një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave të njeriut.  Sipas OKB Rafah është e vetmja strehë e 70 % të banorëve të Gazës dhe e vetmja pikë e hapur humanitare.

Delegacionet e Katarit, Hamasit dhe Shteteve të Bashkuara u larguan nga Kajro pas dështimit të raundit të fundit të negociatave për armëpushim. Ndërsa SHBA po akuzohet se ka fshehur ndihmën e vërtetë të dhënë për Izraelin. Sipas Uashingon Post që nga fillimi i luftës SHBA ka miratuar dhe dorëzuar në heshtje më shumë se 100 shitje armësh në Izrael me mijëra municione të drejtuara me saktësi, armë të vogla apo të tjera vdekjeprurëse. Sipas Hamasit numri i të vdekurve në Rripin e Gazës ka kaluar 30 800 viktima.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related