Klodiana Lala: Pas vendimit të Kushtetueses, shkarkimi i Veliajt bëhet i vështirë; zgjedhjet në Tiranë nuk do të zhvillohen

Data

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në nje emision ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që rrëzon shkarkimin e Erion Veliajt dhe zgjedhjet e Tiranës.

Lala tha se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, bëhet më e vështirë që Veliaj të shkarkohet dhe se ai mund të hiqet nga detyra ligjërisht, vetëm nëse Këshilli e dëgjon dhe ndjek procedurën dhe Këshilli i Ministrave provon se Veliaj ka kryer “shkelje të rëndë”, çka është e vështirë për t’u provuar pasi Erion Veliaj nuk është një person i dënuar.

Gjykata Kushtetuese (GJK) pasi shqyrtoi ankesën e Veliajt për shkarkimin, ka vendosur me 5 vota pro dhe 3 kundër të shfuqizojë vendimin e Këshillit të Ministrave, që vendosi shkarkimin nga detyra. Gjithashtu të shfuqizojë dekretin e Presidentit Begaj, i cili kishte dekretuar zgjedhjet për 6 bashki, përfshirë edhe atë të Tiranës. GJK e kishte pezulluar dekretin që lidhej me zhvillimin e zgjedhjeve. Pra nuk do të zhvillohen zgjedhje në Tiranë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related