“Metamorfoza”, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën

Data

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar 14 vite burg për biznesmenin Pëllumb Gjoka në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, ndërsa për ish-shefin e policisë Ardit Hasanbegaj është kërkuar dënimi me 9 vite burg. Çështja po gjykohet me procedurë të shkurtuar, çka nënkupton se në rast shpalljeje fajtor, të pandehurit përfitojnë ulje me 1/3 të dënimit.

Seanca e radhës është caktuar më 9 mars, kur priten konkluzionet e mbrojtjes.

Sipas pretencës së SPAK:

  • Pëllumb Gjoka akuzohet për sigurim kushtesh për vrasje, armëmbajtje pa leje, pjesëmarrje në grup kriminal dhe korrupsion;
  • Behar Brahoviç (Bajri) përballet me kërkesë për 15 vite burg;
  • Edmond Preka me 11 vite;
  • Astmer Bilali me 10 vite;
  • Ardit Hasanbegaj me 9 vite;
  • Xhevahir Lita me 6 vite;
  • Oltion Bistri me 9 vite burg.

Gjoka u arrestua në korrik 2023, ndërsa hetimet mbështeten edhe në komunikime të siguruara nga aplikacioni Sky ECC, të cilat janë konsideruar të vlefshme nga Gjykata Kushtetuese pas ankimit të tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related