Meta në izolim total/ Blushi ‘shpërthen’ ashpër: I ndalohet kontakti me familjarë e avokatë, po i mbyllin gojën për..

Data

Sekretar i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi i ftuar në  një emision televiziv zbuloi fakte të reja nga qëndrimi i Metës në qelinë e paraburgimit, ku tha se prej një muaji nuk po komunikon me Metën. Blushi shtoi më tej se masat represive janë ndërmarrë edhe për takimet me familjarët, avokatët dhe deputetët e tjerë. Gjithashtu, Blushi tha se Metës i është privuar liria pa fakte.

” Prej një muaji nuk takoj Metën edhe pse kam lejen. Për arsye që ende nuk i di, ndërkohë që unë kam leje nga SPAK, u bë më shumë se 1 muaj që nuk e takoj pa arsye. Dhe bisedat telefonike janë ndërprerë. Jemi në një terr komunikimi, masat represive janë shtuar. Dhe familjarët janë ndaluar të takohen prej 2 javësh, edhe avokatit i është kufizuar takimi.

Meta ndodhet në kushte izolimi. Ka një arsye, duan t’i mbyllin gojën për të vërtetat në këtë proces farsë politikë. Nuk ka asnjë arsye tjetër.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related