“Meta me minierë zinku në Kongo”/ Avokati i njohur plas deklaratën e fortë dhe zbulon cilat janë 3 vrasjet e ish-presidentit: Mori 5 mln euro të thata…

Data

Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, ku ka folur ndër të tjera edhe për çështjen që po hetohet nga SPAK, CEZ-DIA.

Beqiri ka ngritur akuza të forta ndaj ish-presidentit Ilir Meta, për të cilin tha se ka eleminuar dëshmitarët për të dalë i pastër nga kjo aferë. Ai tha po ashtu se i përfshirë në këtë krim është dhe familja e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ilir Meta e sajoi CEZ-DIA. Bashkë me Kastriot Ismailajn morën 5 mln euro të thata në dorë. Ja morën shtetit shqiptar se gjoja do lanin borxhet. Edhe familja Berisha është e përfshirë në atë aferë. Meta izhduki dëshmitarët që kishin dijeni për këtë punë. Ishin 3 dëshmitarë, një nuk gjendet dhe dy janë të vdekur në meselenë e CEZ-DIAs. Janë bërë për të mbuluar krimin nga ana e Metës. Ai është strumbullari i kësaj, me Kastriot Ismailaj e të tjerë. Kanë bërë pastrim parash. Paratë e shqiptarëve me valixhe kanë shkuar në Kongo dhe atje është bërë pastrimi i tyre. Dhe miniera zinku kanë blerë atje, kë nuk kanë përzierë. Dëshmitarët kyç që rrezikojnë Metën janë 4, edhe ky Kastriot Ismailaj është pyetur para se të dilte nga burgu, edhe bashkëshortja e tij ka dhënë detaje të hollësishme. Madje ajo ka kërkuar mbrojtje, ka dhe një dosje në Austri. Iu dhe azil politik sepse u provua që jeta e saj ishte e rrezikuar nga Ilir Meta. E ka thënë dhe me ermër ajo që mund të më zhdukë. Dëshmitar është dhe gazetari që i mori intervistën asaj. Nuk janë thënë të gjitha në atë intervistë por ai ka informacione të tjera. Janë pyetur shumë njerëz, është krijuar dosja. Nasip Naço është i fundit që është pyetur dhe do kemi zhvillime të tjera.”– tha Beiqri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related