“Amerika e Para”, DASH: Financimet e USAID-it s’përputhen me interesat e SHBA-ve

Data

Sekretari i Shtetit Marco Rubio i tha Kongresit se ai po kryen një rishikim të aktiviteteve të ndihmës së huaj të Agjencisë së SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Në një deklaratë të lëshuar Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se rishikimi do të ketë “një sy drejt riorganizimit të mundshëm” në mënyrë që të “sigurojë se është në përputhje me një axhendë Amerika e parë”.

“Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) është larguar prej kohësh nga misioni i saj fillestar për të avancuar me përgjegjësi interesat amerikane jashtë vendit dhe tani është plotësisht e qartë se pjesë të konsiderueshme të financimit të USAID-it nuk janë në përputhje me interesat thelbësore kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Si një hap i përkohshëm drejt fitimit të kontrollit dhe kuptimit më të mirë mbi aktivitetin e agjencisë, Presidenti Donald J. Trump emëroi Sekretarin Marco Rubio si administrator në detyrë.

Sekretari Rubio gjithashtu ka njoftuar tani Kongresin se një rishikim i aktiviteteve të ndihmës së huaj të USAID-it është duke u zhvilluar me synimin drejt riorganizimit të mundshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related