Grabitet gjatë natës statuja e këngëtares “Tina Turner” në Durrës, mister rrethanat

Data

Një statujë e ngritur kohë më parë në shëtitoren Taulantia të Durrësit, është zhdukur. Bëhet fjalë për statujën e këngëtares së zhanerit të rokut, Tina Turner, e cila ishte ndërtuar në një kompleks të artit urban në këtë qytet, bashkë me tre ikonave të tjera të muzikës: John Lennon, Bob Dylan dhe Jim Morrison.

Nuk dihet ende se kush e ka shkulur dhe rrëmbyer statujën, ndërsa dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur gjatë natës së kaluar.

Pritet që policia të zbardhë ngjarjen dhe të vendosë para përgjegjësisë autorët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related