‘Meloni të japë dorëheqjen’/ Politico: Plani i emigracionit në Shqipëri ‘shpërthen’ pas dështimit të tretë

Data

Shqipëria është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtarë, ku shkak i kësaj vëmendjeje të shtuar është kampi i emigrantëvë në Lezhë.

Refuzimi nga gjyqtarët italianë për herë të tretë i rikthimit të emigrantëvë në kampin e Gjadrit, ka bërë që mëdiat e huaja të vendosin theksin se ky plan po dështon për të disatën herë.
Në një artikull të publikuar së fundmi, ‘Politico’ shkruan se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni u kritikua nga opozita të shtunën pasi plani i saj për të dërguar deri në 3000 azilkërkues në muaj në Shqipëri u refuzua nga gjyqtarët italianë për herë të tretë.

Një anije e rojes bregdetare ktheu 43 emigrantët afrikanë dhe aziatikë jugorë nga qendra e paraburgimit në qytetin shqiptar të Gjadërit në portin italian të Barit, me urdhër të Gjykatës së Apelit të Romës, e cila vendosi të premten se individët nuk mund të mbahet jashtë vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related