Shtatë familje të një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Lezhë kanë pesë vite pa çati mbi krye. Pallati 71 në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’ u shemb tre vite më pare, por nuk është rindërtuar. Bashkia e Lezhës është në pritje të financimit nga qeveria, ndërkohë që familjet e pastreha marrin bonusin e qirasë.
Lezha ishte një nga zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019. Në këtë qark u raportuan qindra familje të pastreha, mes të cilave edhe banorët e një pallati tre katësh në qendër të qytetit. Dëmtimi i pallatit 71 në lagjen ‘Besëlidhja’ (ose siç njihet ndryshe dhe Pallati te BKT) rreth pesë vite më parë la shtatë familje të pastreha.
Asokohe, kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu premtoi rindërtimin e pallatit.

